Programi


OJQ – ” Lëvizja Për Përparimin e Turizmit “ – është një organizatë e formuar nga njerëz të rinj të cilët janë të angazhuar për të dhënë kontributin e tyre në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës; gjegjësisht, kontekstin turistik në Prizren.

Puna jonë udhëheqet nga parimi i qeverisjes së mirë dhe gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut, pavarsisht nga përkatesia etnike, racore, fetare, gjinore, orientimi seksual dhe përkatësis politike, të cilët janë komponent thelbësor për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe tolerante, të integruar plotësisht në komunitetin Evropian .

LPT ka për qëllim sensibilizimin dhe përparimin e turizmit në qytetin e Prizrenit i cili ka kapacitet të mjaftueshëm për shfrytëzimin e resurseve turistike përgjatë 365 ditëve të vitit.


1. Propaganda Turistike:

  • Informimi profesional i grupeve te ndryshme turistike me kulturen dhe historin dhe kulturen e qytetit te Prizrenit.

  • Informacione falas per turistet e ndryshem lidhur me hotelet, restorantet, dhe informacione tjera qe ju nevojiten turisteve te ndryshem qe vizitojne Prizrenin.

  • Nxitjen e Turizmit kulturor,dimror,tranzit dhe rural.

  • Reklamimi i produkteve te ndryshme vendore per turistet e ndryshem me prodhimet e djathit, veres, artizanaleve dhe vlerave tjera vendore.


2. Ruajtja dhe propagandimi i trashegemis kulturore historike:

  • Ruajtja e trashegemis historike.

  • Futja e objekteve te pashfrytezuara te treshegemis ne funksion kulturore dhe turistike


3. Identifikimi i problemeve ne hoteleri dhe permisimi i sherbimeve turistike:

  • Permisimi i sherbimeve hoteliere sipas standarteve evropiane.

  • Permisimi i rrespektit kundrejt turisteve.

  • Bashkpunimi i ndersjellt ne mes hoteleve dhe agjensive te udhtimit.


4. Permisimi ekologjik i qytetit te Prizrenit:

  • Rendesia ekologjike e lumit "Lumbardhi".

  • Potencialet per zhvillimin e turizmit pergjate lumit "Lumbardhi".

  • Pastrimi i mbeturinave ne Prizren dhe rrethin.

  • Senzibilizimin e qytetarve per ambient te paster.


5. Kultura Turistike:

  • Nxitja e aktiviteteve te ndryshme kulturore ne Prizren, per joshjen e turisteve te rinje.

  • Organizimi i festivaleve te ndryshme, me zhanre te ndryshme te muzikes,me arte figurative dhe shfaqje teatrale.

  • Informacione falas per bashkeatedhetaret tane nga diaspora lidhur me turizmin si dhe Senzibilizimin e tyre per investime ne ngritjen e kapaciteteve ekonomike.